U lodha duke parë gjëra të tilla –

Paulo Fonseka nuk e ka pritur mirë humbjen e sotme kundër Atalantës. Trajneri i Millanit nuk i ka kursyer kritikat kundër arbitrit. Kreu i pankinës së kuqezinjve ka thënë për “Sky Sports” se goli i parë i bergamaskëve ishte i parregullt.
“Por dua të them një gjë. Gjithmonë kam heshtur ndërsa të gjithë flasin, por të heshtësh dhe të shikosh atë që ndodhi në golin e parë është e pabesueshme… Nuk ka dyshime për atë episode. E di që të jesh arbitër është një punë e vështirë, por jam i lodhur duke parë gjithmonë të njëjtat gjëra. Asnjë respekt ndaj nesh.
Nuk kam frikë të them të vërtetën. Gjithmonë kam respektuar punën e gjyqtarëve, por çdo javë ndodh e njëjta gjë. Gjithmonë ka mungesë respekti për Milanin. E fillojmë ndeshjen me një gol që nuk është i rregullt dhe kjo e ndryshon ndeshjen. Ky arbitri bëri VAR-in kundër Udinezes dhe të gjithë e pamë ç’ndodhi në Udineze”, ka deklaruar Paulo Fonseka./Sport Ekspres/
#lodha #duke #parë #gjëra #të #tilla
SportExpress