Shqipëria kualifikohet në çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024” –

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka arritur suksesin e radhës, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”.
Kuqezinjtë fituan ndeshjen e raundit të 1/16-ave ndaj Belgjikës me rezultatin 3-0 dhe siguruan kualifikimin mes tetë ekipeve Kombëtare më të mira të botës.
Shqipëria dominoi takimin dhe u hodh në kërkim të golit që në startin e ndeshjes. Golin e parë kuqezinjtë e shënuan që në minutën e 5-të me Erald Lecin. Pas tre minutave, për ekipin Kombëtar dyfishoi rezultatin Endrit Kaca. Kapiteni kuqezi bëri gjithçka mirë, kaloi portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko gjeti golin edhe në fundin e pjesës së dytë, duke vulosur triumfin spektakolar. Për Shqipërinë shënoi Joanc Duqi dhe sfida u mbyll 3-0.
Në çerekfinale, Shqipëria do të përballet me skuadrën e Omanit.
#Shqipëria #kualifikohet #në #çerekfinalet #Kampionatit #Botëror #Socca #World #Cup
SportExpress