Aktualitet
Porti i Durrësit Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion

Sezoni turistik ka shtuar fluksin e pasagjerëve në Portin e Durrësit.
Sipas informacioneve nga Report Tv, deri tani kanë arrdhur 3 tragete, 2 të linjës Bari -Durrës dhe 1 i linjës Ankona -Durrës, të cilët sollën 3090 pasagjerë dhe 910 automjete.
Fluksi pritet të vijojë edhe në mbrëmje, ku priten të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjerë nga porti i Barit që pritet të sjellin rreth 2500 udhëtarë e 650 automjete.
Në shërbim të këtij fluksi funksionojnë 28 sportele, ndërsa tragetet vazhdojnë me lundrim të dyfishtë. Shqiptarja.com
#Porti #Durrësit #Fluks #udhëtarësh #rreth #mijë #pasagjerë #llogariten #nga #Bari #28sportele #në #funksion
Java News