Aktualitet
Nëna i ndërroi jetë një ditë më parë Dritan Dajti merr pjesë në varrimin e saj

I shoqëruar nga dhjetëra forca policie, Dritan Dajti ka marrë lejë nga Drejtoria e Burgjeve të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij. Nëna e Dajtit ndërroi jetë një ditë më parë, teksa sot u përcill në banesën e fundit. Sipas informacioneve, varrimi është bërë në varrezat e Tufinës. Dajti është kthyer sërish pranë vendit ku vuan dënimin me burgim të perjetshëm, në burgun e Peqinit. BW
#Nëna #ndërroi #jetë #një #ditë #më #parë #Dritan #Dajti #merr #pjesë #në #varrimin #saj
Java News