Sport
VIDEO/ Vedat Muriqi i tund rrjetën Barcelonës, kthehet me gol nga pezullimi –

Vedat Muriqi ka përfunduar pezullimin e tij për gjesin fyes që bëri ndaj kundërshtarit në përballjen e kundër Las Palmasit. Sulmuesi shqiptar u rikthye titullar me fanellën e Majorkës, duke dhënë kontributin e tij në fushë përballë Barcelonës.
Skuadrat kanë zhvilluar 45 minutat e para dhe ndeshja është në baraspeshë 1-1. Ishte pikërisht Muriqi ai që rivendosi barazimin, teksa në minutën e 42-të shtyu topin në rrjetë. Një gol mjaft i rëndësishëm për Majorkën, pasi mban gjallë shpresat për të marrë një rezultat pozitiv ndaj një klubi të madh si Barcelona./Sport Ekspres/
#VIDEO #Vedat #Muriqi #tund #rrjetën #Barcelonës #kthehet #gol #nga #pezullimi
SportExpress