Sport

Tjetër aksident me pasojë një të plagosur në Maliq, makina përplas këmbësorin

60 minuta pas aksidentit të parë, ku një person mbeti i plagosur pasi makina doli nga rruga, një tjetër aksident me të plagosur rëndë në rrugën nacionale Pogradec- Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin në hyrje te qytetit të Maliqit. Sipas policisë, është një banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga njeri krah i rrugës në krahun tjetër kur është goditur nga një mjet tip Golf.

Goditja ka qenë e fortë aq sa i plagosuri ka fluturuar më shumë se 15 metra duke u përplasur me asfaltin. Sipas dëshmitarëve, shërbimi i urgjencës ka ardhur me shumë vonesë, duke e rënduar gjendjen shëndetësore të të plagosurit, i cili ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Policia në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.

/a.r

#Tjetër #aksident #pasojë #një #të #plagosur #në #Maliq #makina #përplas #këmbësorin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button