Tech

Tirana turistike, nënkryetarja e Bashkisë: I vetmi kryeqytet që kemi ende guida falas

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ishte e ftuar në Dita Jonë ku foli rreth temës së turizmit dhe problemeve që turistët e huaj hasin në kryeqytetin e shqiptarëve.

Gjatë intervistës, nënkryetarja Ristani shpjegoi mes të tjerash se Tirana sot është një ndër qytetet e vetme që ende e ka një guidë turistike falas, teksa shtoi se një gjë që e dëmtonte turizmin ishin dhe komentet e vjetra të viteve 1990 të mbetura në disa bloge.

Mes të tjerash, nënkryetarja e Bashkisë shtoi se këtë vit turistët në Tiranë janë ende më të shumtë dhe i kanë kaluar pritshmëritë.

“Numri i turistëve ka ardhur në rritje dhe i ka kaluar pritshmëritë. Më herët shihje shumë pak turistë, por tani ka turma. Ka pasur një seri artikujsh në bloge udhëtimi dhe ajo që na ka penguar kanë qenë komentet mitike të mbetura nga vitet 1990. Ajo që është pika kryesore e turistëve është përvoja. Tirana ka ture falas për të gjithë turistët, ende i ka mbetur kjo gjë. Këtë tur e gjen online dhe këta persona janë staf i bashkisë së Tiranës. Këto guida shkojnë në pika kyçe. Kemi shumë prurje nga Polonia, kryesisht në pjesën e bregdetit. Ne kemi një fluks turistësh britanikë, gjermanë. Informacioni online është i zhvilluar. Ne kemi online dhe aplikacione që të gjesh shtegun tënd për të eksploruar”, tha Ristani.

/a.r

#Tirana #turistike #nënkryetarja #Bashkisë #vetmi #kryeqytet #që #kemi #ende #guida #falas

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button