Aktualitet

Goditi me qytën e pistoletës një 37-vjeçar pas sherrit të çastit, arrestohet “i forti” i Tiranës

“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Catch”. Goditi një shtetas me tytën e pistoletës, dhe më pas u largua, falë veprimeve të shpejta profesionale, brenda një kohe rekord, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në rrugën “Thoma Filipeu”, një shtetas kishte goditur me tytën e një arme zjarri, një 37-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasit E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë. 45-vjeçari, ditën e djeshme, rreth orës 17:05, pas një konflikti të çastit në rrugën “Thoma Filipeu”, dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, shtetasin R. H., 37 vjeç, dhe më pas është larguar. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

POLICIA E TIRANËS

#Goditi #qytën #pistoletës #një #37vjeçar #pas #sherrit #të #çastit #arrestohet #forti #Tiranës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button