Tech

Ndërtoi lokal pa leje në plazhin e Jonufrit, arrestohet 62-vjeçari në Vlorë

Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka ndërtuar pa leje një lokal në plazhin e Jonufrit. Në pranga ka rënë M. V.. Referuar njoftimit zyrtar të policisë, 62-vjeçari u arrestua pasi kishte ngritur 2 objekte prej druri pa qenë i pajisur me një leje përkatëse. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

“Kishte nisur pa qenë i pajisur me leje, punimet për ndërtimin e një lokali në plazhin e Jonufrit, arrestohet 62-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.

Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi M. V. kishte ngritur 2 objekte prej druri, në funksion të ndërtimit pa lejen e organeve kompetente, të një lokali në plazhin e Jonufrit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. V., 62 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/a.r

#Ndërtoi #lokal #leje #në #plazhin #Jonufrit #arrestohet #62vjeçari #në #Vlorë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button