As unë nuk e prisja një lojë të tillë –

Interi ka barazuar sot me rezultatin 1-1 kundër Napolit, duke mos e lejuar këtë të fundit të shkëputet në krye të renditjes. Simone Inzagi ka mbetur i kënaqë me pikën e marrë nga kjo përballje. Ai ka thënë për “DAZN”-in pas përfundimit të ndeshjes nuk e priste një lojë të tillë nga skuadra e tij. Sipas tij Interi e meritonte fitoren.
“Sot jam i kënaqur me gjithçka. Nuk kishte lojë në pjesën e dytë. Nëse ka që skuadër që duhet të kishte fituar, ajo është Interi. I përgëzova djemtë. Ekipi im ishte shumë i mirë. Shpenzuam shumë (energji) kundër Arsenalit dhe nuk e prisja një lojë të tillë. Madje as nuk e ndjeja që të bëja zëvendësime, nuk mund të kishim bërë më tepër”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/
#unë #nuk #prisja #një #lojë #të #tillë
SportExpress