Pritet të lançohet në shtator, iPhone 15 do t’ju befasojë me ndryshimet

Jemi vetëm disa muaj larg shpalljes së linjës së iPhone 15. Në mediat e huaja po qarkullojnë informacione sa i takon mënyrë si duket ky iPhone dhe po ashtu çfarë risish ka.
Një gjë është e sigurt, se iPhone 15 do jetë i dizejnuar krejt ndryshe. Karikuesi do të jetë pajisje USB-C, jo Lightning siç ka qenë deri më tani.
Kamera e tij do të jetë më e madhe se ajo e iPhone 14 Pro, me një grup më të madh lentesh, të cilat edhe mund të riorganizohen. Mendohet se në pjesën e përparme do ketë dy kamera për selfie. Thuhet se kompania po punon për një lente selfie ultra të gjerë, që do t’ua bëjë më të lehtë selfiet në grup.

Ekziston dhe një thashethem se iPhone 15 do të zëvendësojë butonat fizikë anash me sensorë të prekjes. Shumë besojnë se ky nuk është një lajm i mirë pasi nëse telefoni bllokohet do të vështirësohej restarti pa butonat fizikë me të cilët jemi mësuar.
Ndalemi te ekrani. Apple po punon me ndriçimin shumë më maksimal se ai i 14 Pro.

Nuk kemi dëgjuar ende asgjë rreth çmimit, por thuhet se Apple do ta lançojë iPhone e ri në dy javët e para të shtatorit dhe një javë më vonë ata do të jenë në dispozicion të tregut.
#Pritet #të #lançohet #në #shtator #iPhone #tju #befasojë #ndryshimet