Pas triumfit të kombëtares, Zaho Rama zbriti… në fushë (FOTO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka triumfuar në natën e të shtunës me shifrat 2-0 ndaj Moldavisë duke siguruar pikët e para në eliminatoret e Euro 2024. Një sukses që ka dhuruar emocione dhe festë në kampin kuqezi, ku lojtarët kanë festuar për një kohë të gjatë në fushën e lojës, dhe jo vetëm me familjarët e tyre që kishin ardhur për t’i ndjekur.
Në terrenin e “Air Albania” ka zbritur edhe Zaho Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në duelin e mbrëmshëm duke ndjekur ndeshjen në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania”.
Djali i kryeministrit, pas sfidës, zbriti në fushë dhe takoi disa prej protagonistëve kuqezi të ndeshjes. Ai nuk ngurroi edhe të luante me disa prej lojtarëve të kombëtares shqiptare si Hysaj e Sadiku, të cilët shkëmbyen pasime me të, duke bërë më pas edhe foto kujtim pas suksesit të mbrëmshëm.
#Pas #triumfit #të #kombëtares #Zaho #Rama #zbriti #në #fushë #FOTO