Kosova

Jashari merr dëshminë e tre policëve në Beograd, Kurti: U rrëmbyen duke ngrënë drekë brenda territorit të Kosovës

Ambasadori Jetish Jashari, i cili është përfaqësues i Kosovës në Serbi, ka raportuar në qeverinë e Kosovës pas takimit të zhvilluar në Beograd me tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.

Jashari është takuar me të tre policët veç e veç dhe ka marrë dëshminë e tyre, e cila rezulton se përputhet. Sipas ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila lexoi dëshminë e policëve për ambasadorin Jashari, policët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, në një tavolinë të improvizuar në natyrë teksa ishin duke ngrënë drekë.

Raportimin e ambasadorit Jashari e citoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili përsëriti edhe njëherë thirrjen për lirimin e menjëhershëm të tre policëve.

“Duhet të shpjegohen se si lidhëset e tyre plastike si pranga kanë qenë pikërisht në pjesën e kufirit perëndimor, 1 kilometër në brendësi të kufirit me Serbinë. Vendngjarja ka ndodhur në Kosovë. Një punë të jashtëzakonshme ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme të cilët unë i falenderoj, në mënyrë që të ngrihet një valë e tretë ndërkombëtare që të kërkojë lirimin e policëve.

Ambasadori Jashari ka vizituar policët, i ka vizituar ndaras njëri pas tjetrit, të tre kanë bërë të njëjtin përshkrim. Ata kanë qenë duke ngrënë drekë në një tryezë të improvizuar, kur 15 persona i kanë rrethuar, i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre e thonë rrëfimin e njëjtë dhe ndaras nga njëri tjetri. Serbia ka zhvilluar agresion në 14 qershor dhe ka rrëmbyer policët tanë”, u shpreh Kurti në një deklaratë për mediat.



#Jashari #merr #dëshminë #tre #policëve #në #Beograd #Kurti #rrëmbyen #duke #ngrënë #drekë #brenda #territorit #të #Kosovës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button