CEO i Bayern i lumtur për afrimin e Guerreiro: Raphael është një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga

Anësori portugez i mbrojtjes, Raphael Guerreiro u prezantua ditën e sotme si transferimi më i ri i “bavarezëve” të Bayern Munich, teksa erdhi te këta të fundit pas një “aventure” 7-vjeçare te “rivalët” e Borussia Dortmund.
Për portugezin disa fjalë i tha dhe CEO i ri i Bayern Munich, Jan-Chrsitian Dreesen, i cili e konsideroi anësorin e mbrojtjes, si një nga lojtarët më të mirë dhe të qëndrueshëm në Bundesliga, vitet e fundit.
“Raphael Guerreiro ka qenë një nga lojtarët më të mirë dhe më të qëndrueshëm në Bundesliga për vite me radhë. Ai është i gjithanshëm, me eksperiencë ndërkombëtare dhe është i përshtatshëm për skuadrën tonë si në aspektin e karakterit ashtu edhe atletikës. Ne drejtorët jemi dakord që ai padyshim do të pasurojë lojën tonë”,- u shpreh CEO i “bavarezëve”. /i.m /abcnews.al
#CEO #Bayern #lumtur #për #afrimin #Guerreiro #Raphael #është #një #nga #lojtarët #më #të #mirë #në #Bundesliga