Aktualitet
Zhduket 21 vjeçarja në Vlorë, bashkëshorti bën denoncim në polici

Një 21 vjeçare është shpallur në kërkim pasi ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Ka qenë bashkëshorti i saj që ka bërë kallëzim në polici për të renë, e cila është larguar nga banesa dhe që prej ditësh së djeshme nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Policia po punon për gjetjen e saj.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetases K. K., 21 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj se prej ditës së djeshme, kjo shtetase është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
/abcnews.al
#Zhduket #vjeçarja #në #Vlorë #bashkëshorti #bën #denoncim #në #polici