“Shtutgarti abuzoi me Juventusin”! Media italiane shkatërron bardhezinjtë: Impontencë e madhe, dukeshin si ekip i Serie C

Juventusi humbi ndaj Shtutgart në shtëpi në shifrat 0-1. Kjo ishte befasia më e madhe e mbrëmjes së djeshme në Champions League dhe kjo jo vetëm për shkak rezultati. Statistikat ishin të frikshme, gjuajtjet 7-22 në favor të Shtutgartit, 3 shanse të arta shënimi për gjermanët dhe 0 për italianët dhe një penallti e pritur nga portieri i Juventus, Perin.
Media italiane, “Gazzeta”, ishte tërësisht e pamëshirshme ndaj Juventusit, teksa shkruan: “I poshtëruar, i abuzuar, i goditur me shuplakë, pothuajse i tallur. Njëmbëdhjetë goditje në portë, një shtyllë, katër pritje të shkëlqyera nga Perin plus penallti që të jep iluzionin se barazimi është ende i mundur. Dhe mbi të gjitha një ndjenjë e dëshpëruar e impotencës. Zero ide, këmbë të dobëta, imagjinatë e një ekipi të Serisë C. Duke përjashtuar Perin, nuk ka njeri tjetër që i afrohet notës kaluese”, shkruan media italiane. /Sport Ekspres/
#Shtutgarti #abuzoi #Juventusin #Media #italiane #shkatërron #bardhezinjtë #Impontencë #madhe #dukeshin #ekip #Serie
SportExpress