Teknologjia, shtohen rastet me probleme të shëndetit mendor
Problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë e shkollave dhe kryesisht në gjimnaze vitet e fundit kanë ardhur në rritje. Sipas specialistëve të fushës kjo lidhet me shumë faktorë, që nga ekonomia, problemet e bullizimit e deri te përdorimi i internetit, por ana pozitive sipas specialistëve është që këta të rinj po flasin dhe po kërkojnë ndihmë për tu trajtuar.
“Duke bërë një analizë të viteve që operon shërbimi psiko-social në shkolla, mendoj se situata është në përmirësim dhe nuk janë më ato paragjykinet që kanë qenë më përpara. Ne kemi edhe prindër që vijnë dhe kërkojnë shërbim, ndërkohë që edhe shumë nxënës pas konsultave arrijnë të krijojnë besim dhe të marrin seanca këshillimi shumë të mira në ambientet e shkollave”,-tha Vasjana Bardhushi, psikologe.
“Vitet e fundit rastet e problemeve të shëndetit mendor janë në rritje duke prekur edhe moshat e reja, secili nga ne mund të preket nga shëndeti mendor në një fazë të jetës së tij, rëndësi ka nëse kjo ndodh të mos heshtim, të mos e marrim si shenjë dobësie por të kërkojmë ndihmë. Të gjithë punonjësit e shërbimit social në shkolla janë të angazhuar të ndihmojnë nxënësit, ti mbështesin ata të menaxhojnë stresin, ankthin, nëpërmjet shërbimit të këshillimit, aktiviteteve edukative”,- tha Nereida Basho, punonjëse sociale.
Interneti është një nga format më trend, i cili krahas problemeve të tjera sjell edhe stres apo kryerjen e veprimeve dëmtuese për veten. Një nxënës tregon se bashkëmoshatarët e tij kanë një ndikim të madh nga rrjetet sociale, ndaj është koha që të kërkojnë ndihmë.
“Me këtë aktivitet ne duam të themi që ju nuk jeni vetëm, ne kemi hyrë në një epokë të re, nëse para 10 vitesh fëmija pyetej a u vrave në shkollë, sot e pyesin a u mërzite. Ndrojtja ekziston akoma, por gjithmonë ka një person që ne ndihemi të lirë për tu shprehur. Nuk është rastësi që ka shumë ngjarje që lidhen me shëndetin mendor. Teknologjia është zhvilluar, interneti i bën nxënësit më introvertë, i mbyll ata, nëse ka një viktimë ka gjithmonë një shkaktar dhe ky shkaktar shpeshherë ndodh që të jetë në internet”,-tha nxënësi Emanuel Leka.
Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor të rinjtë e shkollave në Pogradec zgjodhën që mesazhet e tyre ti shpërndajnë përmes marshimit në rrugë, si një formë ndërgjegjësimi për të gjitha ata të rinj që vuajnë nga këto probleme.
#Teknologjia #shtohen #rastet #probleme #të #shëndetit #mendor
Java News