Aktualitet

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, “ylli” gjeorgjian mungon në sfidën e nesërme

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të hënë në transfertën e vështirë gjeorgjiane, sfidën e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në Tbilisi, do të startojë në orën 18:00.

Një lajm i mirë për Shqipërinë është që kundërshtarëve do t’i mungojë një nga pikat më të forta të ekipit. Bëhet fjalë për Giorgi Kochorashvili, mesfushori i cili ka plotësuar numrin e kartonëve në sfidën ndaj Ukrainës dhe do të mungojë kundër Kombëtares sonë.

Kujtojmë që Giorgi Kochorashvili është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Vetëm 1 muaj më parë, 25-vjeçari ishte autori i golit në “Air Albania”, në sfidën Shqipëri – Gjeorgji, të cilët tanët e humbën 0-1.

#Lajm #mirë #për #Kombëtaren #shqiptare #ylli #gjeorgjian #mungon #në #sfidën #nesërme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button