Sport
U dukëm si një ekip i vogël –

Arjan Peço është zhgënjyer nga loja e Kombëtares shqiptare në Pragë. Si pjesë e panelit në studion e “TV Klan”-it, ish-lojtari shqiptar ka thënë se kuqezinjtë dukeshin si një ekip i vogël në fushën e lojës, Sipas Peços, humba 2-0 ndaj Republikës Çeke ishte tërësisht e merituar.
“Ky ekip kombëtar u duk si një ekip i vogël. Si disa të rinj që luanin kundër një ekipi të madh. U dukën inferiorë. Humbje e merituar. Ekipi çek sot ishte ekipi më i mirë në fushë”, ka thënë Arjan Peço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#dukëm #një #ekip #vogël
SportExpress