Bajqinovci i reagon Tahirit: Në zgjedhjet e ardhshme, AAK-ja, nuk e kalon pragun!

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur dje në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit.
I njëjti ka potencuar se ka dakordim mes opozitës që të mos formojnë qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk ka garancë, janë disa tema të rëndësishme së pari për të ndodhur qeveria e ardhshme, duhet të vendoset një kriter kush është i pari e kush është i dyti. Kjo është ekskluzive pasi po flasim, nuk ka diskutim brenda partive opozitare për kriterin për formën apo kush a është ai që del i pari, varet shumë i pari. Ka dakordancë që nuk shkojmë me LVV-në”, ka thënë Tahiri raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me deklaratën e Tahirit kanë reaguar nga partia në pushtet, LVV-ja.
Deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” u shpreh i bindur se AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme s’e kalon as pragun dhe se e njëjta do të mbetet jashtë Kuvendit.
Bajqinovci u shpreh i sigurtë se LVV-ja do të ketë mbi 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.
“Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme AAK nuk do të arrijë të kalojë pragun, duke mbetur jashtë Kuvendit. Nga ana tjetër, jam shumë i sigurt që ne do të kemi shumicën absolute në Kuvend me mbi 50% të votave. Kjo do të na mundësojë të vazhdojmë rrugën e zhvillimit dhe përparimit për Kosovën” tha Bajqinovci për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në
#Bajqinovci #reagon #Tahirit #Në #zgjedhjet #ardhshme #AAKja #nuk #kalon #pragun
gazetablic.com