Sport
Më thuaj nëse ke problem dhe je jashtë loje –
Real Madridi humbi ndaj Lille në javën e dytë të Champions League. Madrilenët humbën në shifrat 1-0 në transfertë.
Anceloti përdori edhe Mbape, pavarësisht se ky i fundit duhej të pushonte për tre javë nga dëmtimi, u kthye në fushë pas vetëm 7 ditësh.
Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe bisedën që trajneri i Real Madrid kishte me francezin në pushimin mes pjesëve. “Më dëgjo me kujdes Mbape. Nuk dua të rrezikoj shumë, nëse ke shqetësime më thuaj dhe je jashtë loje”, ka thënë Anceloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Më #thuaj #nëse #problem #dhe #jashtë #loje
SportExpress