Aktualitet
Bombardimet në Liban, Izraeli konfirmon vrasjen e 15 pjesëtarëve të Hezbollahut

Izraeli ka vazhduar këtë mëngjes me bombardimet drejt Libanit Jugor, duke përfshirë një numër të madh vendesh.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se gjatë natës avionët e saj luftarakë goditën me saktësi ndërtesën e komunës Bint Jbeil në të cilën vepronin terroristët e Hezbollahut, së bashku me sasi të mëdha armësh të Hezbollahut të ruajtura në ndërtesë.
“Si pjesë e sulmit, rreth 15 terroristë të Hezbollahut u eliminuan”, thotë IDF.
Në përgjithësi, rreth 200 objektiva të Hezbollahut në Liban u goditën, duke përfshirë objektet e ruajtjes së armëve dhe pikat e vëzhgimit, thotë IDF.
#Bombardimet #në #Liban #Izraeli #konfirmon #vrasjen #pjesëtarëve #të #Hezbollahut
Java News