Sport

Ëndrra ime e çmendur është të drejtojë Boka Xhuniorsin –

Mauricio Sarri ka dhënë së fundmi një intervistë për “La Gazzeta dello Sport”. Trajneri i njohur italian, ndër të tjera, ka kujtuar peridudhën e tij te Juventusi. Ai ka deklaruar se Ronaldo zhvilloi sezonin e tij më të mirë në Serinë A nën drejtimin e tij. Sarri gjithashtu ka treguar edhe ëndrrën e tij të karrierës, teksa është shprehur se do të donte që një ditë të ishte trajner i Boka Xhuniorsit.

“Kristiano Ronaldo luajtu sezonin e tij më të mirë në Serinë A kur unë drejtoja Juventusin. Në atë kohë ai shënoi gjithsej 37 gola në kampionat dhe në kupë. Të qenurit trajner i Boka Xhuniorsit do të ishte një ëndërr pë mua. Është një ëndërr e çmendur. Nuk e di nëse do të jetë e mundur, por do të doja që një ditë të kisha një shans në karrierën time te Boka. Të jem trajner i Bokës në ‘La Bombonera’ do të ishte super”, ka deklaruar Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Ëndrra #ime #çmendur #është #të #drejtojë #Boka #Xhuniorsin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button