Aktualitet

Çka po ndodhë kështu me këtë stadium? Në Fadil Vokrri nuk do të zhvillohet asnjë lojë në 25 ditët e ardhshme, punohet sërish

U investuan 1.3 milionë euro për të zgjidhur problemin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, por duket se jo gjithçka ka shkuar mirë dhe tani duhet punohet sërish në stadiumin që ndodhet në zemër të kryeqytetit.

Para pak çasteve, FFK ka publikuar një video të inspektimit të fushës nga Agim Ademi, Hajrulla Çeku, e Hocaohlu, drejtori i agronomisë e eksperti i fushave, ku kumtohet lajmi se në 25 ditët e ardhshme do punohet intensivisht, pasi rritja e barit natyral do kohë, shkruan Sport.

Më poshtë keni njoftimin e FFK’së:

“Presidenti Agim Ademi dhe Ministri i Sportit Hajrulla Çeku vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA.
Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj.
Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.
Aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës më 15 tetor”, shkruhet në njoftim.

/ Sport



#Çka #ndodhë #kështu #këtë #stadium #Në #Fadil #Vokrri #nuk #të #zhvillohet #asnjë #lojë #në #ditët #ardhshme #punohet #sërish
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button