Aktualitet

VIDEO e Majkos me gazetarët, Ina Zhupa: Qeveri maskiliste! (Ndërkohë PD ka vetëm burra si drejtues qarqesh)

Një nga momentet pikante që është kthyer në “kalë beteje” në Parlament ditën e sotme (12 Shtator), ka qenë një moment para nisjes së seancës dhe që ka për protagonist ish-kryeministrin Pandeli Majko.

Teksa hynte në godinë i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deputeti pyetej me insistim nga gazetarët e televizioneve me mikrofona në dorë, se a ndihej i rrezikuar me ndryshimet që kishte bërë Rama për listat e hapura dhe të mbyllura për t’u rizgjedhur ligjvënës.

Ky episod u përdor nga opozita sot në Parlament. Fillimisht ishte deputetja Jorida Tabaku që e denoncoi deputetin Majko për sjelljen të dhunshme të sulmit ndaj gazetareve.

Denoncimi i Tabakut është përforcuar nga deputetja tjetër e PD, Ina Zhupa, e cila në cilësinë e kryetares së Komisionit të Medias, denoncoi mazhorancën për rastet e përsëritura të dhunës verbale dhe fizike ndaj gazetarëve si dhe sjellje maskiliste.

Akuza vjen pikërisht nga partia që pak ditë më parë zgjodhi vetëm burra si drejtues politikë në 12 qarqet e vendit…

/a.r

#VIDEO #Majkos #gazetarët #Ina #Zhupa #Qeveri #maskiliste #Ndërkohë #vetëm #burra #drejtues #qarqesh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button