Kërcënimi nga Musk, punonjësve federalë u kërkohet performanca ose dorëheqje –

Punonjësit e qeverisë amerikane morën një email të shtunën pasdite, që u kërkonte atyre të listonin arritjet e tyre nga java e kaluar ose të jepnin dorëheqjen.
Ky është zhvillimi më i fundit në përpjekjet e administratës Trump për të zvogëluar fuqinë punëtore federale.
Email-i erdhi pasi i besuari miliarder i Trump, Elon Musk, postoi në rrjetin social ‘X’ se punonjësit “do të merrnin së shpejti një kërkesë për të listuar perfomancën”.
“Mospërgjigja do të merret si dorëheqje”, ka shkruar ai. Musk, si kreu i të ashtuquajturit Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, ka udhëhequr një përpjekje të jashtme për të zvogëluar në mënyrë agresive shpenzimet e qeverisë përmes shkurtimeve të financimit dhe shkarkimeve.
#Kërcënimi #nga #Musk #punonjësve #federalë #kërkohet #performanca #ose #dorëheqje
Java News