Sport

Arbër Hoxha është më shumë driblues se Kvartskhelia –

Ismet Munishi ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Trajneri i njohur ka bërë analizën e humbjes së Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa nuk u përmbajt aspak me sjelljen e Silvinjos që nuk e ka lënë të kënaqur. Gjithashtu Munishi tregoi se Shqipëria ndaloi së luajturi futboll në momentin që Arbër Hoxha doli nga fusha e blertë. (Emisionin e plot e ndiqni më poshtë)
?
“Arbër Hoxha ishte i vetmi që driblonte dje te Shqipëria një kundër një, asnjë tjetër nuk ka dribluar. Madje sa ka dribluar dje Arbër Hoxha nuk ka dribluar i gjithë ekipi i Shqipërisë, në momentin kur doli Hoxha, Shqipëria nuk luajti më futboll. Sigurisht që nuk ishte ndeshja më e mirë e tij, por merr notë kaluese. Driblimi nuk i doli gjithmonë, por të paktën tentonte dhe e ka atë aftësi. Unë e them nga këtu se Arbër Hoxha është super lojtar, madje është më driblues se Kvartskhelia”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

#Arbër #Hoxha #është #më #shumë #driblues #Kvartskhelia
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button