Ahmeti: Vjosa Osmani është fituese e zgjedhjeve

Drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti teksa ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është fituese e këtyre zgjedhjeve.
Ai ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve ka trasuar rrugën që presidentja Osmani t’i kthehet garës politike nëpërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës ose duke krijuar një grup parlamentar, marrë parasysh se deri më tani janë 7 kandidatë nga lista “GUXO” që do të jenë deputetë.
“Në këtë rezultatin që po e shoh ka një fituese në fakt në mënyrë indirekte personi më i rëndësishëm në gjithë këtë proces tash bëhet presidentja Osmani, marrë parasysh faktin që u dëshmua se pa të nuk ka Qeveri me 52 për qind, që është një lloj rikonsilidimi i fuqisë së saj politike”, ka thënë Ahmeti./Gazeta10/
#Ahmeti #Vjosa #Osmani #është #fituese #zgjedhjeve
gazetablic.com