Sport

E ardhmja e Brojës/ Sulmuesi shqiptar pranë akordit me skuadrën e…

Armando Broja është pranë huazimit te skuadra e Ipusiç në Premier Ligën angleze. Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga merkato.

Gazetari anglez, Stuart Uatson, i cili është shumë pranë klubit të Ipsuiç, raporton se palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket huazimit të sulmuesit shqiptar drejt klubit të sapo ngjitur në Premier Ligë.

Broja kërkon të marrë sa më shumë minuta, për të kapur formën e duhur, teksa Ipsuiçi duket një mundësi ideale për të. Në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi për sa i përket huazimit nga skuadra e Çelsit.

#ardhmja #Brojës #Sulmuesi #shqiptar #pranë #akordit #skuadrën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button