E FUNDIT/ Drita bën krenarë tifozët shqiptarë, shkon një hap larg grupeve pas kualifikimit në shtesa –

Drita është në “play off” të Ligës së Konferencës. Klubi nga Gjilani ka bërë krenarë sportdashësit shqiptarë me kualifikimin e sotëm përballë Audas. Krasniqi shndërroi në gol një penallti në minutën e 75, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesa. Letonezët u kundërpërgjigjën me anë të Gaye-së vetëm 1 minutë pas fillimit të shtesave.
Megjithatë Drita tregoi karakter dhe siguroi fitoren. Broja tundi rrjetën në minutën e 102-të, ndërsa Dabiqaj vulosi kualifikimin ne golin e shënuar në minutën e 115. Drita kaloi kështu më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2 dhe është tashmë vetëm një hap larg fazës së grupeve të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#FUNDIT #Drita #bën #krenarë #tifozët #shqiptarë #shkon #një #hap #larg #grupeve #pas #kualifikimit #në #shtesa
SportExpress