Sport

Humbje befasuese për Besën e Kavajës! Apolonia e mund në shtëpi, Kastrioti fiton kundër Erzenit –

Pak më parë janë mbyllur tre ndeshjet e Kategorisë së Parë, të fundit për vitin 2024. Në këto takime ka pasur më shumë emocione te përballja mes Besës dhe Apolonisë, e mbyllur në shifrat 0-2. Një rezultat befasues pasi Besa ka humbur në shtëpi me shifrat 0-2 ndaj Apolonisë. Maksuti shënoi golin e parë në minutën e 75, ndërsa Umejiego vendosi historinë në të 95.

Nga krahu tjetër Pogradeci dhe Vora kanë barazuar në shifrat 1-1. Ruzgis shënoi në të 79, ndërsa vendasit barazuan me Beckën në fund. Kastrioti dhe Erzeni e kanë mbyllur ndeshjen në shifrat 2-1, Ajazi dhe Hoxha shënuan për Kastriotin, ndërsa Bespallov realizoi për Erzenin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Humbje #befasuese #për #Besën #Kavajës #Apolonia #mund #në #shtëpi #Kastrioti #fiton #kundër #Erzenit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button