Tech
Maqedoni e Veriut/ Varka me vela me 5 persona në bord rrezikon fundosjen në Liqenin e Ohrit, shkak moti i keq

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut shpëtuan pesë persona nga një varkë me vela në Liqenin e Ohrit, pasi pronari i varkës humbi kontrollin për shkak të stuhisë.
Nga stuhia varka ishte dëmtuar, gjë që e kishte bërë të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.
Varka me vela u gjet rreth 7000 metra larg bregut, në afërsi të vijës kufitare me Shqipërinë.
Të 5 të shpëtuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
#Maqedoni #Veriut #Varka #vela #persona #në #bord #rrezikon #fundosjen #në #Liqenin #Ohrit #shkak #moti #keq