Aktualitet

Lezhë/ Një qytetar kafshohet nga një qen endacak në rrugë, përfundon në spital –

Një qytetar u sulmua dhe u kafshua nga një qen endacak në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, duke ngritur shqetësime të mëdha mes banorëve për rrezikun e shtuar nga qentë e rrugës.

Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi kur qytetari po kalonte në rrugë.

Qeni e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë në këmbë. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim në këtë lagje, ku vetëm gjatë javëve të fundit numërohen disa incidente të kësaj natyre.

#Lezhë #Një #qytetar #kafshohet #nga #një #qen #endacak #në #rrugë #përfundon #në #spital
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button