Një makinë përfundon brenda lokalit, 6 të plagosur në qendrën historike të qytetit italian

Vozitja në qendrën historike të Katanias me një “Mini Cooper” nuk ka shkuar siç duhet për një 76-vjeçar italian, i cili ka përfunduar në dyert e një lokali.
Për fatin e tij të keq, në kulmin e sezonit turistik dhe në një mbrëmje të premteje, lokali ka qenë i mbushur me klientë dhe gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur pasi makina i mori përpara.
Aksidenti ka ndodhur në Caltagirone. Të plagosurit u dërguan në spitalin “Gravina” dhe fatmirësisht 5 prej tyre dolën pas kontrolleve mjekësore.
I plagosuri i gjashtë, një 56-vjeçar i cili ka pësuar traumë në bark, do të mbetet ende nën vëzhgim.
Drejtuesi i makinës u denoncua në organet gjyqësore nga efektivët e policisë bashkiake që kryen hetimin për ngjarjen.
Gjasat janë që i moshuari të jetë ngatërruar me drejtimin automatik të makinës, duke shtypur gazin në vend të frenave.
#Një #makinë #përfundon #brenda #lokalit #të #plagosur #në #qendrën #historike #të #qytetit #italian