Aktualitet

Tentuan të vrisnin të riun në Elbasan, Gjykata del me vendimin e fundit për Briken Rustën dhe Emanuel Rrapushin

Dy të dyshuarit për tentativën e vrasjes së një të riu në Elbasan, janë lënë në burg nga gjykata.

Bëhet fjalë për Briken Rustën dhe Emanuel Rrapushin, të cilët kishin planifikuar të vrisnin Mariglen Hidën.

Rusta nuk arriti që ta kryejë vrasjen dhe në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar.

Ai u identifikua pas 4 ditësh dhe u vu në prangat e policisë, ndërkohë që 24-vjeçari Rrapushi u la në burg për “mos-kallëzim” krimi për armën dhe drogën e gjetur në banesën e Boiken Bahitit, e cila u kontrollua menjëherë pas vrasjes.

Kujtojmë se në banesë u gjetën gjithashtu 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button