Vdes një person në Obiliq, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Obiliq gjatë ditës së hënë [dje] në Mirash të Obiliqit.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kishin pranuar një informacion për një person të shtrirë në tokë dhe pas arritjes së ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës kosovare.
Tutje thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Pas marrjes së një informate për një person të shtrirë në tokë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësor nga QKMF –Obiliq është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
#Vdes #një #person #në #Obiliq #policia #nis #hetimet
gazetablic.com