Sport

Konte do Lukakun me çdo kusht, Çelsi kërkon 13 milionë euro më shumë se oferta e Napolit –

Napoli është në bisedime me Çelsin për transferimin e Romelu Lukakut. Antonio Konte e do me çdo kusht në skuadër sulmuesin belg, i cili përjetoi formën më të mirë të karrierës në kohën kur të dy bashkëpunuan te Interi. “Sky Sport”-i raporton se klubi napoletan ka dorëzuar një ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh, plus 5 milionë të tjera bonus.

Drejtuesit e Napolit presin përgjigjen nga Çelsi, që nga ana tjetër kërkon më tepër para. Sipas “Sky Sport”-it, blutë e Londrës dëshirojnë 43 milionë euro për kartonin e Romelu Lukakut. Bëhet fjalë për 13 milionë euro më tepër se sa oferta e Napolit./Halit Delibashi-Spory Ekspres/

#Konte #Lukakun #çdo #kusht #Çelsi #kërkon #milionë #euro #më #shumë #oferta #Napolit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button