Kutia e zezë/Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit në Brazil?

Hetuesit në Brazil kanë gjetur kutinë e zezë të avionit që u rrëzua në San Paolo në Brazil.
Kutia e zezë e avionit përmban regjistrime zanore dhe të dhëna fluturimi që mund të zbulojnë shkaqet e rrëzimit të avionit ndërsa pritet një raport paraprak brenda 30 ditëve.
Eksperti amerikan i sigurisë së aviacionit, Anthony Brickhouse thotë se hetuesit do të shikojnë aspekte si moti dhe do të shqyrtojnë deri në çfarë mase motorët po funksiononin siç duhet.
Videot e rrëzimit të avionit analizuara nga ekspertët e aviacionit i shtynë disa të spekulojnë se në krahët e avionit ishte grumbulluar akull. Inxhinieri brazilian i aviacionit Faria de Souza është i sigurt se akulli e ka shkaktuar aksidentin, duke gjykuar nga video se si është rrëzuar avioni.
Rënia spirale si ajo ndodh pikërisht kur avioni humbet mbështetjen që e lejon të fluturojë.
“Forma e krahut është llogaritur me përpikëri për të mbështetur avionin. Kur formohet akulli, kjo gjeometri ndryshon dhe llogaritja e bërë nuk është më e dobishme dhe nuk funksionon më si duhet si krah”, thotë Faria de Souza.
Avioni sipas ekspertit kishte një sistem për kushtet atmosferike, por nuk është e qartë nëse mekanizmi dështoi apo kushtet e motit ishin aq të rënda sa mekanizmi nuk ishte në gjendje të përballonte.
Ky aksident ajror i mori jetën 57 pasagjerëve dhe katër anëtarëve të ekuipazhi.
#Kutia #zezëÇfarë #shkaktoi #rrëzimin #avionit #në #Brazil
Java News