Sport

Spanja dominon edhe Lojërat Olimpike, iberikët mposhtin Francën dhe sigurojnë medaljen e artë

Është vera e Spanjës! Pas suksesit të “La Roja” në Kampionatin Evropian që u luajt në Gjermani, iberikët kanë fituar edhe Lojërat Olimpike të Parisit.

Spanja triumfoi në finale përballë nikoqirëve të Francës, të cilët i mundën me rezultatin 5-3. Fitorja erdhi vetëm në kohën shtesë, kur Camello shënoi një dy golësh që siguroi triumfin spanjoll, ndërsa Franca olimpike e drejtuar nga legjenda Thierry Henry duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë pas një turneu të shkëlqyer.

Në Parc des Princes ndeshja u hap me një gol të Millot në minutën e 12-të. Megjithatë, reagimi i Spanjës ishte i ashpër dhe mban firmën e Fermin Lopez. Talenti i Barcelonës shënoi dy herë në minutat 18 dhe 25, duke e përmbysur shpejt rezultatin.

Franca ndjeu goditjen, u nervozua dhe pranoi edhe golin e tretë në minutën e 28-të. Këtë herë ishte Alex Baena që shënoi direkt nga gjuajtja e lirë, duke kompensuar kështu gabimin që kishte çuar në golin e Millot.

Në fund të pjesës së parë, “Les Bleus” patën dy raste të shkëlqyera për t’u rikthyer në lojë me Matetën dhe Olise, por i humbën të dyja.

Në pjesën e dytë, Franca vazhdoi aty ku e lanë dhe iu rikthye sulmit. Akliouche i dha shpresa transalpinëve në minutën e 78-të, kur devijoi një goditje dënimi të goditur nga Olise dhe shkurtoi diferencën në 3-2. Në minutën e 93-të vjen një penallti për Francën pas rishikimit të aksionit në VAR. Mateta shënon me gjakftohtësi duke barazuar rezultatin në 3-3 dhe çon ndeshjen në shtesë.

Spanja gjeti golin e fitores në minutën e 100-të me Camello, i cili më pas shënoi edhe golin e 5 të iberikëve në minutën e 121-të. Në fund Spanja rrëmben medaljen e artë, e para që nga Barcelona 1992.

#Spanja #dominon #edhe #Lojërat #Olimpike #iberikët #mposhtin #Francën #dhe #sigurojnë #medaljen #artë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button