Aktualitet

Vrasje në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, policia zbulon detajet

Vrasje në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë. Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

#Vrasje #në #shtëpinë #të #moshuarve #në #Tiranë #policia #zbulon #detajet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button