Aktualitet

I penduari i drejtësisë rrëfen vrasjen e vëllezërve Haxhiaj: Kisha veshur jelekun e OFL-së, Nuredin Dumani…

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj para togave të zeza rrëfeu sot dhe detaje nga vrasja e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhiaj. Krimi ndodhi pranë tregut të automjeteve në Shënvlash të Durrësit më 2 mars 2020. Hoxhaj, dikur mik dhe bashkëpunëtor në krime me Nuredin Dumanit. Hoxhaj tha se si objektiv për të vrarë ata kishin Besmir Haxhiaj.

“Objektiv ishte Besmiri. Kur u afruam i pamë të dy, dhe Nuredini me Klevis Allën, i thanë njëri-tjetrit, “qenka me vëllain”.”, mësohet të jetë shprehur Hoxhaj. Mes të tjerash si tha se Viktori, vëllai i Besmirit ishte rastësisht viktimë në këtë ngjarje.

“Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për atë por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte, vrasjen do e bënim ne. Alla na priste me makinën. Mbaja veshur një jelek të kapele me mbishkrimin ‘OFL’. Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë tjetrën në xhepin e derës. Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëlloj. Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam goditur me xhama mbyllur. Nuredinin se kam parë ç’ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Më pas zbrita dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat. Qëllova sërish në drejtim të tyre për t’u siguruar. Me Klevis Allën që ishte shoferi ynë nuk kam folur asnjë fjalë. Madje teksa më shikonte në fytyrë një moment i kam thënë “ç’ke që sheh, kthehu para”.”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button