Aktualitet

Kjo është kundërshtarja e dytë e Loriana Kukës në Lojërat Olimpike

Loriana Kuka kaloi pengesën e parë në rrugëtimin e saj në “Lojërat Olimpike Paris 2024”.

Xhudistja kosovare arriti ta mposht me Ippon kundërshtaren e saj të parë, Metka Lobnik, shkruan Sport.

Kuka fitoi ndaj sllovenes në kohën e rregullt duke treguar një performancë fantastike.

Kundërshtarja e saj e radhës do të jetë ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko.

Kujtojmë që Kosova deri tani ka siguruar dy medalje olimpike, të argjendtën me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun.

/ Sport/



#Kjo #është #kundërshtarja #dytë #Loriana #Kukës #në #Lojërat #Olimpike
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button