Aktualitet
Shpërthim i fuqishëm në një kantier në ndërtim në Tiranë

Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në Tiranë në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim.
Sipas njoftimit të policisë shpërthimi ishte i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Njoftohet se nga kjo ngjarje nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Ndërkohë grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
#Shpërthim #fuqishëm #në #një #kantier #në #ndërtim #në #Tiranë
gazetablic.com