Tech

Çip në trurin e njeriut? Elon Musk e bën “realitet”, ja si do funksionojë

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), e cila fillimisht e refuzoi aplikimin, më në fund i dha kompanisë së Elon Musk dritën jeshile.

Neuralink, kompania e implanteve të trurit të Elon Musk, tha të enjten se kishte marrë një dritë jeshile nga FDA për të nisur studimin e saj të parë klinik në njerëz, një moment historik pas përpjekjeve të mëparshme për të marrë miratimin.

Vitin e kaluar, Elon tha se ishte aq i sigurt për sigurinë e këtyre pajisjeve sa do të ishte i gatshëm t’i implantonte te fëmijët e tij.

Kohë më parë, Musk ka lënë të nënkuptohet se çipi i Neuralink do të jetë në gjendje të kurojë depresionin, autizmin dhe varësitë e ndryshme duke “ritrajnuar” pjesë të trurit përgjegjëse për këto probleme.

Gjendje të tjera që Musk pretendon se mund të kurohen janë obeziteti, autizmi, skizofrenia deri telepatia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button