Aktualitet

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës ka zbuluar pse u tërhoq nga kryesimi i të djathtës dhe arsyet e rikthimit në politikën aktive.

“Unë nuk jam shkëputur sepse doja të shkëputesha. Vendimin e para një viti e kam marrë kur brenda familjes tonë politike nisi një luftë e padrejtë që dëmtonte interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.Në një moment kam marrë vendimin për t’u larguar që kjo luftë të mos vazhdonte më dhe t’i jepja shansin një paqëtimi sepse i vetmi që fitonte nga kjo luftë ishte kundërshtari ynë politik.

Një vend nuk mund të funksionojë pa opozitë. Një vend po opozitë mos e jetofshi kurrë, një vend pa opozitë është diktaturë.

Prej një viti ca ndodhi, gjërat shkuan si mos më keq. Prisja për reflektim por nuk ndodhi, kur u tërhoqa unë ai nuk bëri një hap pas. Nuk kam asnjë pishman që kam marrë atë vendim sepse sprova e lidershipit është që kur vinë momente të tilla, duhet të tërhiqesh. Kur vijnë momente të tilla, kur vijnë punët ngushtë, në të tilla raste matet lidershipi. Nëse sakrifikon veten e vetë apo të tjerët kur vijnë momente të tilla. Është lidership i rremë ai që sakrifikon të tjerët.

Për t’iu kthyer dorëheqjes time, sepse pyetja ishte e drejtpërdrejtë dhe kërkon një përgjigje të drejtpërdrejtë. Unë bëra një hap pas që të kishte një moment reflektimi, por reflektim nuk pati. Gjërat janë më keq, 14 maji tregon se gjërat janë më keq. Unë kur dhashë dorëheqjen u premtova shumë demokratëve se nuk do t’iu ktheja shpinën. Ajo që kishim shpresuar nuk ka ndodhur dhe në këtë moment për mua do të ishte e papranueshme dhe e pafalshme nëse nuk do t’i qëndroja fjalës që iu kam dhënë demokratëve dhe shumë miqve, që nuk do t’iu ikja përgjegjësive të mia”- tha Basha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button