Sport

Tomas Strakosha pëson tre gola nga ekipi i Andorrës, shkaktoi penallti në debutim –

Tomas Strakosha ka debutuar sot me fanellën e AEK-ut të Athinës. Ndeshja e parë zyrtare për portierin shqiptar nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra greke po udhëhiqte bindshëm 4-0 deri në minutën e 65, kur Vida shënoi një autogol në portën e Strakoshës. Megjithëse një ekip i vogël në letër, Inter D’Escaldes-i i shkaktoi jo pak probleme AEK-ut deri në fund të ndeshjes.

Strakosha shkaktoi një penallti në minutën e 77, të cilën Andrew e shndërroi në gol. Vetëm 6 minuta më vonë ishte Martinezi ai që e dërgoi topin për herë të 3-të pas shpinës së portierit të Kombëtares shqiptare. Ndeshja e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës përfundoi kështu me shifrat e ngushta 4-3 në favor të AEK-ut të Athinës, megjithëse skuadra nga Andorra u prishi mbrëmjen grekëve në pjesën e dytë të lojës./Hali Delibashi-Sport Ekspres/

#Tomas #Strakosha #pëson #tre #gola #nga #ekipi #Andorrës #shkaktoi #penallti #në #debutim
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button