VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat –

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi, për shkak të thirrjeve në fundin e ndeshjes kundër Kroacisë në EURO 2024. Por sulmuesi shqiptar ka shuar të gjitha kritikat e opinionit sportiv rus që në ndeshjen e parë të sezonit.
Vetëm 4 minuta në fushën e lojës i kanë mjaftuar për të shënuar golin e tij të parë në kampionat. Nizhni Novgorodi kishte kaluar në epërsi në minutën e 3-të të takimit, por jo më shumë se 1 minutë më vonë Daku gjeyi rrugën e rrjetës, duke rikthyer baraspeshën. Momentalisht po luhet pjesa e parë e takimit, i vlefshëm për ndeshjen e parë të sezonit 2024-2025 të kampionatit rus./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
1-1 Daku pic.twitter.com/eDIEe1iyQf
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024
#VIDEO #Dakut #mjaftojnë #vetëm #minuta #shënon #golin #parë #në #kampionat
SportExpress