Veliaj reagon pas ndërprerjes së mbledhjes së këshillit bashkiak: Zbatim i ligjit, që Tirana mos të mbetet peng i maktheve të Ilir Metës

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është përfshirë nga momente tensioni këtë pasdite.
Në momentin kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori fjalën për të prezantuar rendin e ditës, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi goditi me fletë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe seanca u ndërpre.
Pas kësaj situate, këshilltari i PL, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valterin janë përfshirë në përplasje fizike.
Sipas informacioneve, Blushi është shoqëruar nga policia.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në platformën X dhe këtë veprim e konsideron sjellje vandale, ndërsa thekson se, kjo është shenjë dëshpërimi dhe jo force nga ana e Tedi Blushit.
“Sot këshilli bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentet, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri”, u shpreh Veliaj në reagim.
Por, shtoi Veliaj, “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre. Sjellja prej vandali ndaj kolegeve këshilltare, është shenjë dëshpërimi, jo force”.
“Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri, që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, theksoi Veliaj.
#Veliaj #reagon #pas #ndërprerjes #së #mbledhjes #së #këshillit #bashkiak #Zbatim #ligjit #që #Tirana #mos #të #mbetet #peng #maktheve #të #Ilir #Metës
Java News