Pasuesi i Zirkzee, Bologna “fiksohet” me holandezët

Bologna është në kërkim të një zëvendësuesi për Joshua Zirkzee, i cili u transferua pak ditë më parë te Manchester United.
Mediet italiane raportojnë se Bologna ka kthyer fokusin nga një tjetër holandez dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Toulouse, Thijs Dallinga.
23-vjeçari ka kontratë me francezët deri në vitin 2026, teksa në sezonin e kaluar Dallinga realizoi 19 gola në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe kjo formë duket se ka bindur drejtuesit italianë.
Kontaktet e para kanë nisur, me francezët që kërkojnë 18 milionë euro, por mund të mjaftohen edhe me 15 (plus bonuse), shumë kjo që duket se ka bindur edhe Bologna-n dhe tashmë pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, nëse ky operacion do të realizohet.
Më parë, Dallinga ka luajtur në Holandë me Emmen, Groningen dhe Excelsior, teksa u transferua te Toulouse në korrikun e vitit 2022 për 2.5 milionë euro.
#Pasuesi #Zirkzee #Bologna #fiksohet #holandezët
gazetablic.com