Sport
Nënkampionët e Francës nuk i kanë humbur shpresat, Broja mbetet objektiv për sulmin –

Armando Broja është kthyer në “Stemford Brixh” pas huazimit te Fullhemi. Sulmuesi po stërvitet me Çelsin, teksa po pret të mësojë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Shumë klube e kanë të shënuar emrin e tij në listën e objektovave për këtë merkato, por një marrëveshje ende nuk është arritur.
Monako ende nuk i ka humbur shpresat për Armando Brojën. Mateo Moreto raporton se nënkampionët e Francës vazhdojnë të mbeten mëse të interesuar për të blerë kartonin e 22-vjeçarit. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit të Kombëtares kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Nënkampionët #Francës #nuk #kanë #humbur #shpresat #Broja #mbetet #objektiv #për #sulmin
SportExpress